Marcello Lippi i konsideron diskutimet lidhur me rinisjen e sezonit të Serisë A neveritëse, pasi që thotë se futbolli nuk po trajtohet si industria e madhe që është.

Protokolli mjekësor për të cilin është arritur marrëveshje mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe qeverisë u refuzua menjëherë pas 24 orëve nga klubet e Serisë A dhe Shoqata e Futbollistëve, kështu që mbetet ende të shihet nëse stërvitjet ekipore do të mundë të rinisin të hënën.

“E tashmja që po përjetojmë është situatë delikate. Drejtuesit vazhdimisht na thonë se duhet të jemi të bashkuar, por të gjithë mendojnë për pjesën e vet, si politikisht, ashtu edhe shkencërisht”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës për Radio Deejay.

“Jemi në vitin 2020, shkojmë edhe në Mars, por nuk jemi në gjendje të gjejmë një vaksinë për virusin. Situata e futbollit? Sigurisht që duhet të fillojmë përsëri. Autoritetet na thonë prej një kohe të gjatë se duhet të jetojmë me virusin, kështu që pse nuk mund të fillojë futbolli përsëri”.

“Tani virusi e ka humbur fuqinë, nuk është më si dy muaj më parë, kur na përfshiu një cunam i vërtetë. Problemi mund të menaxhohet në një mënyrë tjetër, spitalet mund të organizohen”.

“Pse nuk duhet të riffillojë futbolli? Ka një demagogji mbresëlënëse për futbollin. Futbolli mund të të pëlqejë ose jo, por ai i nivelit profesional është industri dhe duhet të trajtohet si e tillë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *