EVN përkohësisht nuk do të shkyç borxhli, nuk do të kryejë leximin e orëmatësve dhe nuk do të realizojë kyçje të reja në rrjet përveç rasteve urgjente, përderisa egziston pandemia e virusit korona në RMV.

Në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit dhe në përputhje me masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Komisionit Rregullator për Energjetikë, EVN ndërmori të gjitha masat për punë në kushte specifike me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe punonjësve.

Nuk ka nevojë që askush të shqetësohet për distribuimin e energjisë elektrike dhe për mirëmbajtjen e sistemit të distribuimit të EVN, kjo është punë e EVN. Furnizimi me energji elektrike është stabil, ndërsa ekipet punojnë sipas planeve për funksionim në gjendje të jashtëzakonshme. Punonjësit e Qendrës Dispeçerike, prej ku menaxhohet rrjeti distributiv i vendit, janë tërësisht të izoluar nga punonjësit tjerë si masë mbrojtëse kundër virusit. Të gjithë punonjësit tjerë punojnë sipas planit të hartuar të punës gjatë gjendjes specifike.

Gjatë periudhës përderisa vlejnë masat e jashtëzakonshme, nuk do të shkyçen konsumatorë dhe nuk do të realizohen kyçje të reja në rrjet përveç atyre që patjetër duhet të realizohen. Nuk do të lexohen pikat e matjes (orëmatësit) së paku një muaj, prandaj konsumatorët do të pranojnë fatura me vlera të supozuara, ngjashëm me periudhën verore (mesatarja e konsumit të 12 muajve të fundit). Pas përfundimit të krizës, me anë të leximit të sërishëm do të barazohen dallimet eventuale të konsumit.

Konsumatorët gjatë kësaj periudhe duhet t’i shfrytëzojnë onlajn shërbimet e EVN të cilat janë në dispozicion në www.evnonline.mk  dhe në raste urgjente t’i shfrytëzojnë kontakt telefonët të çdo Qendre Energo të Konsumatorëve. Përderisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme, nuk do të punojnë zyrat e pranimit në të gjitha Qendrat Energo të Konsumatorëve dhe Info Qendra në Shkup.

Funksionimi i EVN i takon interesit kombëtar, kjo nënkupton  mundësimin e furnizimit të papenguar me energji elektrike si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së nevojshme dhe servisimin e shërbimeve të nevojshme të konsumatorëve. Prandaj të gjitha masat në këtë moment janë të drejtuara kah funksionimi i papenguar i ekipeve të EVN, kah mbrojtja e konsumatorëve dhe punonjësve nga përhapja e korona virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *